Zelensky: “Rusët po fshehin mijëra të vdekur në Mariupol”

schedule08:58 - 7 Prill, 2022

schedule 08:58 - 7 Prill, 2022

Rusia po fsheh “mijëra” njerëz të vrarë në Mariupol. Kështu ka deklaruar  presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për Haberturk TV, sipas la repubblica.

“Unë mendoj se Rusia ka frikë, se nëse ne dërgojmë ndihma humanitare në Mariupol, atëherë e gjithë bota do të shohë atë se çfarë po ndodh,” tha Zelensky.

“Por Rusia nuk dëshiron që bota të shohë mizoritë e saj përpara se të marrë në kontroll qytetin. Ata  nuk do të mund të fshehin mijëra njerëz. Bota e ka parë situatën reale. Ka parë se çfarë i është bërë Ukrainës,” theksoi Zelensky.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!