“Thelbi i Kongresit bashkimi, jo ndarja”, Rama: Siguria, një prioritet themelor në çdo aspekt

schedule17:39 - 6 Prill, 2022

schedule 17:39 - 6 Prill, 2022

Në Asamblenë e PS kryeministri Edi Rama ka folur për folur mbi temat ku do të fokusohet kryesia e partisë në Kongresin e PS, i cili do të zhvillohet pas tre ditësh. Rama e ka cilësuar Kongresin si një ngjarje të rëndësishme për qeverisjen e PS me në thelb bashkimin dhe jo ndarjen.

Referuar situatës së krijuar për shkak të luftës në Ukrainë, kryeministri tha se siguria është kthyer vetvetiu në një prioritet themelor në të gjitha aspektet.

Kongresi do jetë ndryshe nga herët e tjera. Kongresi do jetë i hapur për grupet e interesit.  Do  të përcaktojnë edhe piketat mbi  të cilat më tej qeveria grupi parlamentar kryesia e partisë do punojnë për të marrë përsipër pjesën e tyre të organizimit të këtyre angazhimeve.

Siguria është kthyer vetvetiu në një prioritet themelor në të gjitha aspektet. Nuk flas vetëm për sigurinë në aspektin e zakonshëm të fjalës. Lidhur kjo me domosdoshmërinë e një mbështetjeje shoqërore për të gjithë ata që janë vulnerabël dhe me domosdoshmërinë për të vazhduar.

Kongresi do na shërbejë për ti adresuar si pika referimi te qytetarët tanë duke nënvizuar faktin që kjo është një kohë kur PS ka një përgjegjësi ekstra për të qenë forca që i bashkon të gjithë shqiptarët. Për të qenë forca që jep siguri me vepra dhe me argumente të qenësishëm krijon kushtet që qytetarët pa dallim të jenë bashkë. Jo për zgjedhjet po për rrugën deri kur pastaj do duhet përsëri që populli të gjykojë dhe të bëjë zgjedhjet e veta. Është një bashkim që do të thotë përballje e një kohe të jashtëzakonshme. Thelbi është bashkimi, jo për të qenë të gjithë në një mendje por për të rënë dakord për nevojën e jashtëzakonshme që ka kjo kohë për të rezistuar”.

Asambleja mblidhet 3 ditë përpara se të mbahet Kongresi i PS, për të diskutuar dhe prezantuar ndryshimet e statutit, të cilat do të miratohen më 9 prill.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!