Forcat ruse kanë sulmuar një fabrikë nafte në Ukrainë. Pamjet e publikuara në mediat e huaja tregojnë momentin e luftës me flakët që kanë zhvilluar zjarrfikësit në përpjekje për të mbajtur nën kontroll zjarrin e madh në një depo dhe fabrikë nafte.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës gjatë natës.

Guvernatori i rajonit e përshkroi situatën si “alarmante dhe të vështirë” dhe konfirmoi se depoja e naftës me karburant ishte shkatërruar.


Rusia ka goditur si objektiva ushtarakë ashtu edhe infrastrukturën civile gjatë pushtimit të saj.



