Atletico Madrid shpalos artin ndaj Man City, Guardiola “i nxehur” nga inteligjenca e Simeones

schedule10:00 - 6 Prill, 2022

schedule 10:00 - 6 Prill, 2022

Pavarësisht se kishte regjistruar një fitore 1-0 ndaj Atletico Madrid të martën në mbrëmje, Pep Guardiola u shfaq i nervozuar menjëherë pas përballjes, duke sugjeruar se është shumë e vështirë të sulmosh kundër një formacioni 5-5-0, si në të tashmen, ashtu edhe në të kaluarën. Ata goditë 15 herë portën por vetë 2 shkuan në kuadrat.

Ndërsa trajneri spanjoll ka gjithmonë potencialin për të hequr disa hiperbola në konferencat e tij për shtyp, ai u shfaq veçanërisht i pakënaqur me formën mbrojtëse të përdorur nga Atleti në stadiumin Etihad.

“E ndjenim se ata do të luanin 3-5-2, më pas ata u përshtatën dhe shkuan në 5-5-0, diçka që në kohët parahistorike dhe sot është shumë e vështirë të sulmohet”, shpjegoi Guardiola në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Nuk ka hapësirë, ata janë të fortë, ndërsa ne jemi të vegjël dhe të lehtë. Është çështje durimi, në pjesën e parë u thashë se po bënim mirë dhe loja u prish në pjesën e dytë, por unë tashmë mendoj se do të jetë një lojë e ngjashme në Madrid”.

Guardiola, ndonëse i frustruar nga taktikat mbrojtëse në ndeshje, ishte kompliment ndaj përpjekjeve të lojtarëve mbrojtës të Atletico Madridit, duke i etiketuar ata mjeshtër të artit.

“Ishte një ndeshje e vështirë, shumë e vështirë”, vazhdoi Guardiola.

“Ata janë mjeshtër në mbrojtjen të gjithë së bashku dhe është e vështirë. Ne ia dolëm t’i ndalonim në vrapim, nuk krijuam raste, por ishim të duruar dhe arritëm golin nga një lidhje e Fodenit me Kevin.”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!