Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inteligjenca britanike: Situata në Mariupol po përkeqësohet

schedule08:27 - 6 Prill, 2022

schedule 08:27 - 6 Prill, 2022

Luftimet e ashpra dhe sulmet ajrore ruse kanë vazhduar në qytetin port të Mariupolit, sipas inteligjencës britanike, shkruan BBC.

“Shumica e 160,000 banorëve të qytetit nuk kanë drita, ilaçe, apo ujë. Forcat ruse kanë penguar aksesin humanitar, me gjasë që t’u bëjnë presion ushtarëve që të dorëzohen,” thuhej në deklaratë.

Mariupoli është rrethuar nga forcat ruse që nga fillimi i marsit. Ushtria ukrainase tha se kishin zmbrapsur sulmet në qytet për më shumë se 40 ditë. Jeta për civilët në Mariupol ka qenë e zymtë. Bombardimet e pafundme kanë shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit dhe nënkryetari i bashkisë së qytetit tha se njerëzit po vdesin nga uria dhe dehidratimi.

Forcat ruse kanë avancua në qendër të qytetit, por forcat ukrainase kanë ende kontrollin e disa zonave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!