Avokatja e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë, Lyudmyla Denisova, tha se dyshohet se rreth 150 deri në 300 trupa mund të jenë froposur në një varr masiv pranë një kishe në qytetin e Bucha.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se trupat e të vdekurve që u gjetën nëpër rrugë po mblidhen nga forcat e rendit për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Megjithatë, ajo nuk tha se si autoritetet arritën në vlerësimin e numrit të viktimave në varrezat masive.
Deklarat e avokatës vjen, pasi Ukraina publikoi imazhe të civilëve ukrainas të vrarë në rrugët e Bucha, me banorët që thonë se viktimat u vranë nga ushtarët rusë pa asnjë arsye. Moska ka këmbëngulur se forcat e saj janë të pafajshme për vrasjet që kanë shkaktuar pretendime për krime lufte./abcnews.al/