Serie A është bërë akoma edhe më shumë interesantë ku jemi duke parë një përplasje prej të paktën tre ekipeve kokë më kokë.
Milan, Inter dhe Napoli janë në një situatë kur një pikë e humbur kushton shumë, pasi diferenca midis tre ekipeve pretendente për të fituar Scudetton është shumë e ngushtë. Napoli fitoi ndaj Atalantës, Interi ndaj Juventusit, ndërsa Milan kreu një hap fals me Bolognan duke barazuar.
Milan ndodhet në vendin e parë me 67 pikë, Napoli i dyti me 66 pikë dhe Inter i treti me 63 pikë por me një ndeshje më pak. Pra, teorikisht, një tjetër hap fals do të kushtojë shumë për secilin nga këto tre ekipe.
Por kush favorizohet më shumë nga kalendari i ndeshjeve të mbetura deri në fund të sezonit?
Milan duket se nuk do ta ketë të thjeshtë rrugëtimin, pasi 7 përballjet e mbetura janë të vështira.
Torino-Milan
Milan-Genoa
Lazio-Milan
Milan-Fiorentina
Hellas Verona-Milan
Milan-Atalanta
Sassuolo-Milan
Inter nga ana tjetër ka një kalendar më të favorshëm, ku gjithçka do të mbetet në dorën e tyre duke mos lejuar të bëjnë gabime të vogla që do t’i kushtojë shumë në fund.
Inter-Hellas Verona
Spezia-Inter
Inter-Roma
Bologna-Inter
Udinese-Inter
Inter-Empoli
Cagliari-Inter
Inter-Sampdoria
Gjithashtu, Napoli ka një kalendar të mbetur jo shumë të favorshëm, pasi ka disa përballje pikante.
Napoli-Fiorentina
Napoli-Roma
Empoli-Napoli
Napoli-Sassuolo
Torino-Napoli
Napoli-Genoa
Spezia-Napoli / h.ll/abcnews.al