Me ftesë të Kongresit, Mediu vizitë në SHBA: Në fokus të bisedimeve, ndikimi i Rusisë e Kinës në rajon

schedule07:35 - 5 Prill, 2022

schedule 07:35 - 5 Prill, 2022

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu me ftesë të Kongresit Amerikan është duke zhvilluar një vizitë në SHBA.

Siç bën të ditur në një postim në mediat sociale, Mediu ditën e parë të vizitës është takuar në Uashington, në Atlantic Council, me Ian Joseph Brzezinski ekspert i Sigurisë dhe politikës së jashtme, ish Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Evropën dhe NATO.

Po ashtu, kreu i PR ka pasur një takim edhe me gjeneralin John Abizaid ish komandanti i Komandës Qendrore Amerikane, i cili ka qenë mysafir në Shqipëri në takimin e organizuar në kuadër të koalicionit për lirinë e Irakut në vitin 2006, si dhe me Gjeneralin Mike Barbero Komandanti Forcave Amerikane në IRAK dhe Afganistan.

Në këto takime u diskutua për organizimin në kongres të një forumi sigurie për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Evropën Juglindore dhe konfliktet potenciale Ballkan.

“Qëllimet e Putin për të destabilizuar nëpërmjet marrëdhënieve me Serbinë në planin ushtarak, inteligjencës dhe media, po ashtu dhe me Republika Serbska që ka deklaruar se do tërhiqet nga Federata e Bosnjë&Herzegovinës ishin në qendër të bisedimeve me autoritete të politikës jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë në Uashington,” shpjegon Mediu. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!