Kemi dëgjuar ekspertë të bukurisë dhe mirëqenies të thonë se një lëng jeshil në ditë e mban lëkurën larg plakjes. Por ky trend i ri ka shkuar në një nivel tjetër me konsumimin e lëngut të aloes.
Lëngu i aloes është një lëng i pastër, pak i thartë që rrjedh nga bima e aloes. Edhe së fundmi shumë po flasin për përfitimet e saj në drejtim të përmirësimit të lëkurës. Pirja e këtij lëngu çdo ditë do të ketë, sipas mbështetësve, lëkurë të shndritshme dhe rinore, duke reduktuar shenjat e akneve.
Po në lidhje me lëngun e aloes?
Së pari duhet ta bëj të qartë se asnjë lëng apo ushqim nuk mund të ndryshojë lëkurën tuaj, ta bëjë atë më të mirë apo më keq. Lëngjet natyrale sigurisht përmbajnë vitamina dhe minerale që forcojnë sistemin imunitar dhe kjo mund të ketë një efekt pozitiv në lëkurë, por nuk është një ilaç.
Më konkretisht, lëngu i aloes mund të ketë disa përfitime për mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira të dëmshme për lëkurën, por në vetvete nuk mund të bëjë mrekulli.
Pra, përpara se të filloni të konsumoni litra lëng aloe, është mirë të dini sa vijon: Edhe pse statistikat e saj ushqyese janë të shumëfishta, nuk ka asnjë kërkim për të mbështetur pretendimin se lëngu i aloes mund të përmirësojë pamjen e lëkurës tuaj.
Gjithashtu qëndroni larg këtij lëngu nëse jeni duke marrë ilaçe për problemet e tretjes, çrregullimet e gjakut ose diabetin, pasi aloe mund të ketë efekte të lehta laksative dhe holluese dhe mund të shkaktojë rënie të sheqerit në gjak te diabetikët me nivele tashmë të ulëta./abcnews.al