FOTO/ “Thyem çdo rregull bashkë”, Angela Martini zbulon një sekret për të birin

schedule22:53 - 4 Prill, 2022

schedule 22:53 - 4 Prill, 2022

Angela Martini e paska planifikuar shumë më herët ardhjen në jetë të djalit të saj. Ishte vetë modelja që e ndau këtë detaj me ndjekësit e saj, kras disa fotove që publikoi me të birin. Modelja ka zbuluar se embrioni i vogëlushit është krijuar që në vitin 2018.

“Biri im Kyree, që para se të vije në jetë, nga momenti që u krijove, thyem çdo rregull bashkë. Ti je shumë para kohës kur ke lindur dhe të premtoj se kështu do jetë gjithë jetën. Ps. fakt interesant: Kyree u krijua para verës 2018!

Ai priti si një embrion i ngrirë derisa rrugëtimi i surrogates nisi pothuajse tre vite më vonë, në 2021-shin”, shkroi Angela. Kujtojmë që Angela dhe burri i saj Dragos, vendosën të bëhen prindër përmes një nëne surrogate.

/abcnews.al