Moska do t’i përgjigjet vendimit të Francës për të dëbuar diplomatët rusë, njoftoi sot agjencia e lajmeve Interfax , duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse.
Franca njoftoi më 4 prill se do të dëbojë diplomatë rusë, si pjesë e veprimit të përbashkët evropian, pas pushtimit rus të Ukrainës.
Lexo edhe: Edhe Franca dëbon diplomatë rusë
“Franca ka vendosur sot që të dëbojë një numër të personelit rus me status diplomatik të vendosur në Francë, aktivitetet e të cilëve janë kundër interesave tona të sigurisë”, tha të hënën Ministria e Jashtme franceze.
AFP raporton se një burim brenda kësaj ministrie ka bërë të ditur se 35 diplomatë rusë do të dëbohen.
Diplomatë rusë dëboi gjithashtu sit Gjermania, Lituania dhe Letonia./abcnews.al/