Masakra në Bucha, Gjermania dëbon 40 diplomatë rusë

schedule18:39 - 4 Prill, 2022

schedule 18:39 - 4 Prill, 2022

Gjermania ka dëbuar 40 të dërguar rusë diplomatë për mizoritë në Bucha, afër kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock tha se Berlini do të rrisë gjithashtu mbështetjen e tij për forcat e armatosura të Ukrainës.

Trupat e civilëve janë gjetur në rrugë në Bucha.

Gjithashtu edhe Lituania ka dëbuar ambasadorin rus në Vilnius dhe ka kërkuar ambasadori i saj në Moskë të kthehet në shtet, në përgjigje të raportimeve se forcat ruse kanë vrarë dhjetëra civilë në qytetin ukrainas, Bucha.

“Lituania qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe popullin ukrainas, të cilët janë viktimë e agresionit të paprecedent të Rusisë. Prandaj, ne po ulim nivelin e përfaqësimit diplomatik të Rusisë”, tha ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis.

Gazetari IO BBC në qytet ka qenë dëshmitar në bodrumin e një shtëpie ku u gjetën pesë trupa burrash me duar të lidhura që dukej se ishin qëlluar për vdekje.

Letonia bëri të njëjtin veprim. Ministria e Jashtme e Letonisë tha se do të japë më shumë detaje për këtë lëvizje pasi të kenë përfunduar “procedurat e brendshme”.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se Qeveria gjermane ka vendosur që të shpallë “një numër të madh të pjesëtarëve të Ambasadës ruse si persona të padëshiruar, pasi ata që kanë punuar çdo ditë në Gjermani kundër lirisë sonë dhe kundër kohezionit të shoqërisë sonë”, tha Baerbock.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!