Zgjedhjet e Qershorit, Bylykbashi: Të marrësh pjesë në to është maskaradë

schedule20:16 - 27 Mars, 2019

schedule 20:16 - 27 Mars, 2019

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin “Byro Politike” deklaroi se nëse do të zhvillohen zgjedhjet e 30 Qershorit ato do të jenë me standard skandaloz.

Bylykbashi tha gjithashtu se ka një proces përgatitor zgjedhor negativ, çka i bën zgjedhjet e ardshme vendore maskaradë.

“Të hyjë ose jo është një vendim shumë i rëndësishëm i opozitës, që opozita do ta marrë një vendim të tillë, por ajo që është e sigurt është që zgjedhjet e 30 Qershorit me situatën aktuale të përgatitjeve do të jenë zgjedhjet me standard skandaloz.

Çfarë garanton sot që Edi Rama nuk do bëjë atë që ka bërë në të shkuarën, të urdhërojë Policnë e Shtetit që pas orarit të punës të bëjë fushatë. Me këtë lloj procesi përgatitor zgjedhor, qartazi me një vullnet politik jo të munguar, por negativ, që do të thotë për të fituar zgjedhjet me çdo kusht, zgjedhjet e 30 Qershorit janë histori e  dështuar dhe të hysh në ato zgjedhje është thjesht të marrës pjesë në një maskaradë zgjedhore, e cila nuk ka asnjë lloj standardi”, tha ai.

Gjithashtu, Bylykbashi theksoi se nuk është marrë një vendim formal nëse do hyhet ose jo në zgjedhje.

“Nuk ka vendim formal, por të futesh në zgjedhje me këtë situatë është praktikisht të shkosh në një katrahurë zgjedhore që mbi të gjitha i bën dëm qytetarëve”, tha ish-deputeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!