Gati për ofensivë, një sasi e konsiderueshme trupash rusë mblidhen në rajonin e Luhansk-ut

schedule11:14 - 4 Prill, 2022

schedule 11:14 - 4 Prill, 2022

Serhiy Haidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut në Ukrainën lindore, ka bërë të ditur sot se ushtria ruse ka grumbulluar një sasi trupash dhe pajisjesh ushtarake në rajon. Këto sipas tij, janë përgatitje të dukshme për një ofensive të mundshme.

“Po, mund të konfirmoj se ka një grumbullim të konsiderueshëm të trupave dhe pajisjeve ushtarake që po përgatiten për përparimin e madh në rajonin e Luhansk-ut,” tha ai, duke folur në televizionin kombëtar.

“Pati përpjekje për avancim në Rubizhne këtë natë, mbrojtësit tanë zmbrapsën një sulm. Ne po rezistojmë, por po shohim se ka një grumbullim të madh të trupave.”

Liderët e separatistëve të mbështetur nga Rusia në Republikën Popullore të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut njoftuan më parë një “mobilizim të plotë” në territoret nën kontrollin e tyre.

Haidai tha se mobilizimi është duke u zhvilluar, por shtoi se rekrutët e sapomobilizuar janë të papërvojë dhe “po përdoreshin si mish për top.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!