Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç pritet të krijojë qeverinë e re pa Daçiç

schedule10:45 - 4 Prill, 2022

schedule 10:45 - 4 Prill, 2022

Partia e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç bë zgjedhjet e së dielës ka siguruar shumicën në legjislacionin e ri të Kuvendit të Serbisë.

Vuçiç në fjalën e tij tregoi se lista e tij dhe e Dragan Gjilasit pësoi goditjet më të mëdha për shkak të konfliktit, duke deklaruar se nuk ka aleat më të ngushtë sesa Aleanca minoritare e Hungarezëve të Vojvodinës dhe nuk ka përmendur partnerin e deritanishëm të koalicionit, Ivica Daçiçit.

Mediat serbe raportojnë se me këtë deklaratë tregoi njëfarë zemërimi me SPS-në dhe në një far forme hapi derën për një qeveri të re.

“Ajo që na pret është të përpiqemi të bëjmë shumë gjëra në periudhën e ardhshme, mësova se janë të rëndësishme veprat dhe rezultatet, ku nuk ishim mirë dhe ku dy lista kanë pësuar goditje të mëdha, ato janë lista jonë dhe lista e Dragan Gjilasit, ku për shkak të zënkave tona, të tjerët e përdorën dhe morën pikë të lehta.

Unë jam i bindur se SNS do të arrijë të mbajë sternën dhe harkun e anijes, pa u devijuar djathtas sepse ajo sjell probleme. Ne do kemi një qeveri shumë të qëndrueshme dhe shumë të fortë. Ne kemi marrëdhëniet më të ngushta me Unionin e Hungarezëve të Vojvodinës”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti nuk foli për Daçiçin, por kjo nuk është ndonjë gjë për me u çudit, pasi nëse projeksionet e tij janë të sakta, socialistët fituan 11 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, dhe kjo është më shumë sesa u dhanë analistët (disa i panë nën pragun) dhe më shumë se sa duket sesa ai synonte.

Ndryshe, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës më në krye me deputetin Shaip Kamberi ka fituar besimin e 0,3 për qind të qytetarëve, përkatësisht do të jetë zë i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë pasi që Partia tjetër shqiptare, “Alternativa për Ndryshim” e Shqiprim Arifit për momentin ka 0.09 për qind. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!