Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I shpëton bombave dhe rimerr trofeun, emocionon kampioni ukrainas i MMA: Mamaja ime ia doli të fshihte titullin

schedule07:48 - 4 Prill, 2022

schedule 07:48 - 4 Prill, 2022

Fatkeqësisht, luftimet vazhdojnë në Ukrainë. Ka shumë atletë që kanë vendosur të rrokin armët për të mbrojtur vendin e tyre nga pushtimi rus. Mes tyre ka edhe nga ata që kanë lënë mënjanë karrierën e tyre dhe një jetë të privilegjuar, për t’u kthyer në tokën e tyre dhe për t’u vënë në dispozicion të ushtrisë.

Një prej tyre është Yaroslav Amosov , një luftëtar i specializuar në artet marciale të përziera, i cili nuk e ka menduar dy herë, duke lënë në pritje përvojën e tij të jashtëzakonshme sportive. Ai u shpall kampion në peshën e lehtë në Bellator MMA prestigjioze.

Ai është mbajtësi aktual i titullit të ofruar nga organizata amerikane, dhe gjithashtu ka 4 tituj të sambo, dy evropiane dhe euroaziatike, dhe një Kupë Kampionësh, si dhe gara të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bellator MMA (@bellatormma)


I pamposhtur në 26 luftime MMA, ai kapi rripin në qershor 2021 dhe pritej të përballej me Michael Page të Anglisë më 13 maj. Në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, ndeshja u anulua, me Amosov që përfitoi nga ajo për t’u kthyer në atdheun e tij dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit. Pa hezitim nga ana e 28-vjeçarit i cili ditët e fundit ka postuar në rrjete sociale përmbajtje të ndryshme lidhur me përvojën e tij të vështirë në luftë.

Së fundmi Amosov kontribuoi në mbrojtjen e Irpinit, i cili u çlirua nga pushtimi rus. Duke përfituar nga një moment i kthimit të pjesshëm në qetësi, ai u kthye në shtëpinë e tij të shkatërruar nga bombardimet, siç raporton Ukrinform. Në një video të postuar në kanalet sociale zyrtare të Bellator, “ushtari” Amosov shihet duke zbritur në bodrumin e shtëpisë së tij dhe më pas duke u ngjitur sërish me një pako të pluhurosur. Pas pak sekondash, djali ka nxjerrë prej kutisë rripin e kampionit të botës, të cilin nëna e tij kishte marrë masa për ta fshehur për të mos humbur.

Ai dëgjohet teksa thotë: Mamaja ime ia doli ta shpëtonte trofeun. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!