Sulmoi komedianin në Oscar, Will Smith merr “shuplakën” e parë

schedule15:12 - 3 Prill, 2022

schedule 15:12 - 3 Prill, 2022

Disa nga projektet e ardhshme të Will Smith janë ndërprerë për shkak të polemikave pas ngjarjes që ndodhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar. Hollywood Reporter raporton se Netflix dhe Sony kanë ndaluar projektet që kishin protagonist yllin e “King Richard”.

Netflix thuhet se ka ndërprerë prodhimin e “Fast and Loose”. Një javë para ceremonisë së Oscars, regjisori David Leitch u largua nga projekti për t’u bashkuar me Ryan Goslin në “Fall Guy” të Universal. Gjithashtu dhe “Bad Boys 4″ është ndërprerë nga Sony.

Kujtojmë që së fundmi aktori dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit të Hollywoodit. “Unë i jam përgjigjur drejtpërdrejt njoftimit të seancës disiplinore të akademisë dhe do të pranoj plotësisht të gjitha pasojat për sjelljen time.”, ka thënë mes të tjerash ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!