Më madhështore se e vjetra! Xhamia e Ballies në Elbasan drejt përfundimit

schedule16:51 - 2 Prill, 2022

schedule 16:51 - 2 Prill, 2022

Nga Aldo Kozarja

Xhamia e Ballies është një ndër objektet më të lashta në Elbasan.

U ndërtua nga Hasan Balliu në vitin 1608 në qrndër të qytetit. Regjimi komunist në 1967 urdhëroi prishjen e saj.

Myftiu i Elbasanit, Agim Duka: Xhamia e Ballies ka qenë simboli i Elbasanit nga më të bukurat dhe të vjetrat. Është quajtur ndryshe xhamia blu për bukurinë dhe madhështinë që ka pasur. Besimtarët merrnin dhe leksione nga hafizë dhe hoxhallarë të nderuar. Fatkeqësisht sistemi i komunizmit e shkatërroi. Në 2004 në këtë territor po diskutohej të ngrihej një qendër tregtare. Por besimtarët u ankuan dhe zëri I tyre triumfoi dhe u ndalua ngritja e saj.

Agim Duka: Kam qenë pjesë se këtij debate. Në 2004-2005 sapo mora postin e myftiut dhe gjëja e parë që u përballa me këtë fenomen ishte që qeveria e asaj kohe kërkoi të ndërtohej xhamia tek sheshi Namazgjasë që është një tokë pak më poshtë dhe këtu të ngrohej një qendër multidisiplinore. Por insistimi i besimtarëve myslimanë që xhamia të ngrihej në vendin e saj. Pati një dëgjim zëri dhe kryetari i atëhershëm i Bashkisë Qazim Sejdini mori iniciativë që ta kthente xhaminë në këtë vend por dhe kryeministri i asaj kohë Sali Berisha.

Pas kaq shumë vitesh xhamia po ringrihet shumë më madhështore se e vjetra. Në qendër të qytetit të Elbasanit është duke u kthyer në identitet xhamia e Ballijes.

Me një fond prej 1.5 milionë euro të dhuruara nga shteti I Kuvajtit kësaj xhamie është duke ju dhënë dora fundit.

Punimet nisën 7 vjet më parë dhe pritet të hapet këtë vit.

Myfti, Agim Duka: Besimtarët u ofruan me donacionet e tyre dhe më pas u ofrua dhe një donator i fuqishëm nga Kuvajti. Po vazhduam me këto ritme, nga fundi i Ramazanit, Nata e Kadrit shpresojmë të na zërë këtu që të falemi me besimtarët.

Xhamia me 4 kate, shtrihet në afro 1900 metra katrorë.

Agim Duka: Arkitekti ka bërë studim të mirëfilltë ka përshtatur klasiken dhe modernen. Ka salla për abdesë, për faljen e grave dhe ambient për faljen e burrave. Kapaciteti 1500 besimtarë vetëm brenda po ka dhe hapësirë jashtë.

Grupi ynë i xhirimit vizitoi dhe ambientet e brendshme të xhamisë.

Agim Duka: Këtu është pjesa e faljes. Këtu do jetë vendi ku drejton imami. Këtu do vishet me 99 emrat më të bukur të Allahut dhe më pas në kupolë do ketë pjesët më të bukura të kuranit.

Të gëzuar për ndërtimin e xhamisë janë dhe besimtarët. “Jemi shumë të kënaqur është bërë e mrekullueshme. Shumë gjë e mirë për popullin. E kanë bërë bukur shumë”, shprehen banorët.

Elbasani njihet si një qytet model sa i përket bashkjetesës fetare./abcnews.al/