Në kampionatin Turk, Bekim Balaj ka arritur të lërë gjurmë në ndeshjen e sotme që Boluspori ka zhvilluar me Ruzgar.
Sulmuesi shkodran ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 77-të të takimit, teksa hyri në fushën e lojës në minutën e 62-të.
Balaj goditi saktë me kokë brenda zonës duke tundur rrejtën e skuadrës kundërshtare, por ky gol nuk mjaftoi që skuadra e lojtarit shqiptar të merrte të merrte pikë, pasi Boluspori u mposht me shifrat 1-2 nga Ruzgar.
Boluspori aktualisht pozicionohet në vendin e 11-të me 35 pikë në 28 ndeshje, vetëm 4 më pak se vendin i 16-të që të dërgon një kategori më poshtë.
/f.a/abcnews.al