Një djalë afrikan i njohur me pseudonimin “The Kiffness” është shumë viral në rrjetet sociale. Ai krijon këngë me fjalët e njerëzve dhe me kafshë.
Mirëpo, së fundmi, “The Kiffness” i ka surprizuar të gjithë pasi krijoi një këngë edhe me fjalët e aktorit Will Smith në ceremoninë “Oscars”.
“Emrin e gruas sime mbaje larg gojës tënde”, ishin fjalët e Smith drejtuar Chris Rockut në mbrëmjen e “Oscars”, të cilat Kiffness i ka shndërruar në këngë.
View this post on Instagram
Kujtojmë që ditën e premte aktori i njohur, ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit të Hollywoodit pasi goditi Chris Rock në ceremoninë e Oscars të së dielës së kaluar.
LEXO EDHE: Will Smith jep dorëheqje nga Oscars, pasi goditi me shuplakë Chris Rock
“Unë i jam përgjigjur drejtpërdrejt njoftimit të seancës disiplinore të akademisë dhe do të pranoj plotësisht të gjitha pasojat për sjelljen time. Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve Oscar ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme. Jam zemërthyer”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e lëshuar nga Smith./abcnews.al