Një 60-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi është kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
Mësohet se 60-vjeçari nuk i është bindur patrullës së policisë për të ndaluar, pasi në të fshihte 6 emigrantët ilegalë.
Pavarësisht tentativës për t’i shpëtuar policisë, autori me iniciale I.H nga Lushnja ra në prangat e policisë pas përndjekjes nga efektivët.
“Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kordhocë”, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. H., i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore janë vënë në ndjekje të mjetit dhe në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, kanë kapur shtetasin I. H., i cili ishte duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, njofton policia.
Pas arrestimit policia i sekuestroi 60-vjeçarit makinën dhe celularin. Arrestimi i autorit është bërë në kuadër të operacionit policor “ROAD GUARD 11.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

