Kjo është situata në spitalin e Traumës ditën e sotme, aty ku ndodhet i shtruar Nuredin Dumani të cilit sot iu komunikua masa e sigurisë arrest me burg për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.
Kjo është masa e tretë e sigurisë “arrest me burg” ndaj Dumanit i cili akuzohet edhe për disa vrasje të tjera.
Akuzat ndaj Dumanit: Në Prill 2020 & Mars 2020–Nuredin Dumani dhe Talo Çela dyshohet se u përfshinë drejtpërdrejtë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 Prill 2020, si dhe dy personave të tjerë në Shkozet të Durrësit, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit më 2 Mars 2020, në të njëjtin vend, tek tregu i makinave.
Shtator 2020–Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në Bradashesh të Elbasanit. Tre ishin personat që morën pjesë në këtë atentat dhe Dumani dyshohet se ishte në rolin e ekzekutorit.
Shtator 2020–Një tjetër ngjarje për të cilën akuzohet sërish Dumani, është ajo ku u vra brenda makinës së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, 33-vjeçari Klevis Kapllani. Nuredin Dumani ishte një njohje e hershme e viktimës Klevis Kapllani dhe ishte takuar me të vetëm pak ditë para vrasjes.
/abcnews.al