Formacionet e mundshme të Kukësi-Tirana, dilemat e Shehit dhe Longos

schedule10:31 - 2 Prill, 2022

schedule 10:31 - 2 Prill, 2022

Kukësi-Tirana është një nga ndeshjet kryesore të javës së 27-të në Abissnet Superiore. Trajnerët Diego Longo dhe Orges Shehi kanë menduar edhe për formacionet.

Italiani mund të ketë ndonjë dilemë në sulm. Milunovic është në balotazh me Puntus, kurse te Tirana gjithçka mbahet peng nga Xhixha.

Sulmuesi ka pasur një dëmtim dhe do të vendoset para ndeshjes nëse luan. Nëse nuk ia del, atëherë Tirana kalon me tre në mbrojtje dhe Behiratche merr një vend në formacion.

KUKËSI: Xhika, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Sh. Taipi, De Lucas, Gj. Taipi, Basa, Musta, Milunovic.

TIRANA: Bekaj, Tosevksi, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Totre, Limaj, Seferi, Xhixha, Devid. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!