Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki po planifikon të largohet nga administrata e Joe Bidenit në javët e ardhshme dhe të shkojë në MSNBC.
Psaki nuk ka nënshkruar ende zyrtarisht një kontratë me rrjetin kabllor të lajmeve, por bisedimet janë në fazën e avancuar.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nuk pranoi të konfirmojë planet e ardhshme të Psaki. Por zyrtari tha: Jen është këtu dhe punon shumë çdo ditë në emër të Presidentit për t’ju marrë përgjigjet për pyetjet që keni, dhe këtu është fokusi i saj.
Nuk është e qartë se kush do ta zëvendësojë Psaki-n kur ajo të japë dorëheqjen. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje, por zëvendës sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre pothuajse me siguri do të jetë në shqyrtim. Drejtoresha e komunikimit e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield, e cila bëri debutimin e saj duke informuar shtypin këtë javë, është gjithashtu një pretendente e mundshme.