Antonio Rudiger mund të largohet nga Chelsea me parametra zero. Agjenti i gjermanit po bisedon me klube të ndryshme dhe së fundmi ai u filmua në Barcelonë.
Për fjalët e shumta të merkatos ka folur edhe trajneri Thomas Tuchel. Pyetjes nëse e shqetësojnë bisedimet e katalanasve me Rudiger, ai iu përgjigj kështu:
“Nëse janë të vërteta, patjetër që po. Megjithatë, unë kam besim se situata te Chelsea do të gjejë një zgjidhje dhe në këtë rast atëherë besoj se Rudiger mund të qëndrojë në Londër”.
“Kemi një shans të mirë për ta bindur të qëndrojë, megjithatë për momentin “duart tona” janë të lidhura. Nuk flasim dot me të dhe nuk mund të futemi në bisedime me agjentin e lojtarit”, deklaroi trajneri gjerman i londinezëve. / abcnews.al