Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Levan-Tepelenë

schedule19:45 - 1 Prill, 2022

schedule 19:45 - 1 Prill, 2022

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Bëhet e ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 kur në fshatin Ziaj, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga I. R., 37 vjeç, banues në Fratar është përplasur me një automjet tip “BMW” me drejtues  F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i Benz-it dhe ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit tjetër. Ky i fundit po merr kujdes shëndetësor në spital.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!