Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një urdhër të enjten duke thënë se vendet e huaja “jomiqësore” duhet të paguajnë për gazin në rubla ose rrezikojnë të ndërpriten furnizimet.
Urdhri do të fillojë të prekë pagesat nga fundi i prillit, raporton BBC. Duke folur me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk ka një kërcënim të menjëhershëm për furnizimet e Evropës.
“A do të thotë kjo se nëse nuk ka konfirmim në rubla, atëherë furnizimi me gaz do të ndërpritet nga 1 prilli? Jo, jo, dhe nuk rrjedh nga dekreti”, tha ai.
Rusia furnizon Bashkimin Evropian me rreth 40% të importeve të gazit dhe 30% të naftës së saj, të cilat kryesisht paguhen në euro dhe dollarë. /abcnews.al