Çomo: Për herë të parë, spitali ka numër më të lartë të shëruarish krahasuar me të shtruarit

schedule14:39 - 1 Prill, 2022

schedule 14:39 - 1 Prill, 2022

Drejtoresha e Spitalit Infektiv Najada Çomo ka dhënë informacione në lidhje me situatën epidemiologjike në spitalin COVID1. Në 24 orë ajo tha se numri mesatar i të shtruarve shkon deri në 3. Për herë të parë sipas Çomos, mbizotëron numri i të shëruarve në krahasim me të shtruarit.

“Në spitalin COVID1 kemi uljet të numrit të të shtruarve në 2 javë. Kjo  varion nga 15-20 raste në 24 orë gjithsej të shtruar. Numri i pacientëve në spital është deri në 3 raste gjatë 24 orëve. Më të prekur 45-65 vjeç që përbëjnë 60% të atyre që janë shtruar. Për herë të parë në spital mbizotëron numri i të shëruarve në krahasim me të shtruarit.

Është dyfishuar numri i pacientëve të dalë nga spitali në krahasim me atë që kanë hyrë. Viktimat kryesisht të pavaksinuar. Vazhdoni të vaksinoheni sepse është një armë mbrojtëse për mos shkuar në spitale”, tha Çomo.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se mbulesa vaksinale është 49% në rang kombëtar.

‘Mbulesa vaksinale është 49% me një dozë me dy doza 45%. Të vaksinohen pasi sezoni përvijon akoma dhe për pëgatitetim për sezonin e vjeshtës të 2022.’- tha Tomini.

Teksa theksoi se situata e pandemisë në vend po shkon drejt përmirësimit, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli theksoi sërish rëndësinë e vaksinimit.

“Komiteti i Ekspertëve vendos të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 në grumbullime dhe të mbushjes së kapaciteteve deri në 30 të hapësirave ku zhvillohen këto aktivitet. Ata që hyjnë në Shqipëri duhet të dorëzojë pasaportë vaksinimi, test PCR, provë të kalimit të infeksionit. Qytetarët rezidentë që nuk kanë dokumente, duhet të vetizolohen. Në aeroporte do të lejohen vetëm pasagjerët që udhëtojnë, që duhet të mbajnë maskën. Që të kemi një vjeshtë të qetë, duhet të rendim në qendrat e vaksinimeve“, tha Rakacolli.

/abcnews.al