Policia kërkoi arrestimin e Will Smith, komediani nuk ngriti akuza: Çfarë ndodhi pas incidentit në Oscar

schedule09:08 - 1 Prill, 2022

schedule 09:08 - 1 Prill, 2022

Policia e Los Anxhelosit ishte e përgatitur për të arrestuar Will Smith pasi goditi Chris Rock në Oscar të dielën mbrëma, por jo me kërkesë të komedianit. Në një intervistë për Good Morning America, producenti i Oscars Will Packer pretendon se policia i tha Rock se do ta arrestonte.

“Mund të ngrini akuza. Mund ta arrestojmë.”, mësohet të kenë thënë oficerët. Sipas burimeve, Rock nuk ka pranuar që të ngrijë akuza dhe as nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë gjë. Kujtojmë që Smith-it iu dha çmimi si aktori më i mirë pas ngjarjes, ku goditi me shuplakë komedianin për një batutë ndaj gruas së tij.

Smith mund të përballet me masa disiplinore që mund të rezultojnë me pezullim, përjashtim ose sanksione të tjera. Ky incident ka qenë mjaft i përfolur ditëve të fundit dhe shumë personazhe publikë, të cilët kanë dhënë mendimin e tyre lidhur me këtë, thonë se aktorit duhet t’i hiqet çmimi që mori atë natë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!