Kujdes kur udhëtoni në këtë vend, “shpërthejnë” vjedhjet e timonëve dhe fenerëve “Xeno”

schedule08:46 - 1 Prill, 2022

schedule 08:46 - 1 Prill, 2022

Po shtohen rastet e vjedhjeve të pjesëve të këmbimit, kryesisht nga modelet e shtrenjta. Kryesisht, timonë, përfshirë airbagun e shoferit, por edhe dritat ksenon, të cilat kushtojnë shumë dhe kompanitë e sigurimit janë të detyruara të dëmshpërblejnë në rast vjedhjeje të plotë ose të pjesshme sipas kontratave.

Mediat greke raportojnë se ka shumë pronarë të makinave të shtrenjta, por edhe më pak të shtrenjta, në të cilat timoni zhduket së bashku me airbag -ët që përfshijnë dhe dritat ksenon që zakonisht kanë. Arsyeja është e thjeshtë pasi vjedhja e supozuar zakonisht raportohet në Polici  dhe më pas ata bëjnë kërkesë për dëmshpërblim në kompaninë e tyre të sigurimit .

Kusht themelor për mbledhjen e dëmshpërblimit është të jesh aktiv mbulimin e vjedhjes totale ose të pjesshme në makinën që ka “goditur” hajduti.

Kompanitë e sigurimeve janë të detyruara të paguajnë dëmin pasi të mbulohet vjedhja totale ose e pjesshme dhe sigurisht që preferojnë të zëvendësojnë timonin me airbag ose dritat ksenon nga tregëtia e përdorur në vend të një të reje pasi ka një diferencë të madhe çmimi mes pjesëve të këmbimi të reja dhe të përdorur./abcnews.al/