Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit akuzohet se ka gënjyer pasi tha se i kishte kërkuar Will Smith që të largohej nga eventi kur ndodhi incidenti me Chris Rock. Disa orë pasi organizata tha se aktori kishte refuzuar që të largohej pavarësisht kërkesës së tyre, burime për TMC pohuan se kjo nuk është e vërtetë.
Tre persona të brendshëm që thuhet se ishin në ceremoninë e së dielës dhe dëshmuan biseda të ndryshme se disa donin që Smith të largohej por të tjerët jo. Ata pohuan gjithashtu se producenti i shfaqjes Will Packer i kishte thënë yllit të “King Richard” që mund të qëndronte.
Megjithatë, Akademia i tha Associated Press të mërkurën mbrëma se “Gjërat u shpalosën në një mënyrë që nuk mund ta kishim parashikuar. Ndërsa ne do tëdonim të sqaronim se zotit Smith iu kërkua të largohej nga ceremonia dhe refuzoi, ne gjithashtu e kuptojmë se mund ta kishim trajtuar situatën ndryshe.”