Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka postuar një foto në Facebook, një foto me Sokol Hazizajn, avokatin e Alqi Bllakos, për të cilin është lëshuar një urdhër-arrest, por ende nuk është zbatuar pasi nuk dihet vendndodhja e tij.
Në postimin e tij Hoxha me ironi shkruan se është takuar me avokatin e Bllakos, por nuk dihet se me çfarë është larguar ish-deputeti socialist nga Shqipëria.
Postimi:
Mbani frymen njerez….
Foto taze me juristin e njohur Sokol Hazizaj, njekohesisht dhe avokatin e deputetit socialist Alqi Bllako….
Po vrasim mendjen nese Alqi ka ikur me traget nga Durresi, apo me monopat nga mali….
Postimi i fotos së Artan Hoxhës me Sokol Hazizajn, vjen pak minuta pas një lidhjeje telefonike që gazetari zhvilloi me emisionin “Log.” në Abc, ku zbuloi se Bllako nuk ndodhej në asnjë nga institucionet ligj-zbatuese në vend.
/Abcnews.al/