Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Hoxha fiton edhe kupën e Kroacisë/ Shqiptari merr trofeun e dytë të sezonit pas titullit kampion

schedule12:48 - 14 Maj, 2026

schedule 12:48 - 14 Maj, 2026

Këtë herë nuk ishte një hero, por kjo nuk ia ul meritat. Arbër Hoxha fitoi edhe Kupën e Kroacisë, duke kompletuar suksesin në vendin ballkanik, ndërsa pritet që gjatë verës të largohet nga Dinamo.

Skuadra më e suksesshme e futbollit kroat triumfoi ndaj Rijekës me shifrat 2-0 në finalen e luajtur në stadiumin “Opus Arena” të Osijekut, në prani të rreth 13 000 tifozëve, duke ia shtuar këtë trofe titullit kampion në Ligën e Parë të Kroacisë.

Golat për të kaltrit u shënuan nga I njëjti lojtar, Luka Stojkovic, në minutat 50 e 57, dhe kryeqytetasit treguan se përvoja vendos në ndeshjet vendimtare për titull.



Hoxha hyri në fushë vetëm për 27 minuta pa llogaritur shtesat, dhe nuk është se pati nevojë të bënte ndonjë gjë.

Dinamo ia kishte dalë dhe ylli kuqezi thjesht ndihmoi ekipin të mos rrezikonte asgjë.

Ky ishte trofeu I tij I katërt në Kroaci, dy tituj e dy kupa, ndërsa për Dinamon ishte titulli I 17-të I Kupës vendase.

Tashmë, pritet verë e nxehtë dhe shqiptari nga Kosova mund të largohet nga stadiumi “Maksimir” I Zagrebit.

Deri tani dihet se Vidzev I Lozdit ofron 5 milionë euro për kartonin e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!