Në seancën e sotme plenare është votuar mbrëmjen e së enjtes pro zgjedhjes së Natasha Ahmetajt dhe Anastas Angjelit si anëtarë të këshillit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë.
Ahmetaj siguroi 80 vota pro, 7 kundër dhe 3 vota abstenim kurse Angjeli ka marrë 92 vota pro dhe një kundër. Po ashtu ditën e sotme në Kuvend janë miratuar edhe ndryshimet në buxhetin e vitit 2022 për Paketën e Rezistencës Sociale për përballimin e krizës.
Ndryshimet në Buxhetin e Shtetit 2022 u miratuan me 77 vota pro dhe 40 kundër. Ndërsa ndryshimet në ligjin për tatimet mbi të ardhurat u miratuan me 77 vota dhe 38 kundër. /abcnews.al/