Eliona Pitarka lidhi kurorë me partnerin e saj pak ditë më parë, në përvjetorin e parë të lindjes të së bijës. Gala bëri 1 vjeç me 22 Mars ndërsa aktorja mblodhi të afërmit, miqtë dhe kolegët e saj në një ceremoni madhështore.
Aktorja zbuloi për herë të parë dhe portretin e partnerit, të cilin e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes së publikut. Në ceremoni nuk munguan as kolegët e saj nga Klanifornia si Behar Mera, Olsi Bylyku, Visjan Ukcenaj, Delinda Disha, Orinda Huta dhe Tursjan Hysko etj.
Ndërkohë, së fundmi ajo ka publikuar dhe fotot më të bukura nga kjo ditë e rëndësishme. Ndërsa shihet krah bashkëshortit të saj dhe vogëlushes Gala, Eliona ka shkruar: “Përralla jonë”.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
/abcnews.al