Ekspertja ligjore, Marinela Ziu shpjegon në Abc Live procedurën ligjore që duhet ndjekur në rast se një deputet do të lërë mandatin.
Duke marrë shkasë nga rasti I ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, ekspertja ligjore thotë se dorëheqja e tij Bllakos nuk është finalizuar ende, pasi nuk janë bërë disa procedura ligjore për të legjitimuar dorëheqjen e tij. Ziu thotë se duhet të mblidhet komisioni i mandateve, për të hequr mandatin e Alqi Bllakos si edhe për të marrë autorizimin SPAK për të arrestuar Bllakon.
Ekspertja ligjore thotë se kjo mos ngritja e komisionit të mandateve nga qeveria funksionon si mburojë për Alqi Bllakon.
“Është për tu vlerësuar SPAK për këto 3 afera. Duhet të bashkohen tre afera korruptive në një të vetme. PD nuk ka hequr asnjëherë dorë nga kjo betejë, deri sot që u zbardh afera e inceneratorëve. Vendimi i fundit i SPAK, në 29 mars i kërkoi parlamentit autorizimin për të arrestuar Bllakon. Në nuk jemi ne Zimbabve që një deputet të tërhiqet nga Facebook.
Në këtë moment quhet që nuk e ka dhënë dorëheqjen. Duhet ndjekur procedura e duhur për të dhënë dorëheqjen. Duhet të mblidhet komisioni i mandateve, për të hequr mandatin e Alqi Bllakos.
Nëse nuk kalon nga Komisioni i mandateve dhe nëse vetë Bllako nuk paraqitet për të dhënë shpjegimet e veta.
Vetëm pasi deputeti të shpallë dorëheqjen nga mandati në këtë komision, atëherë ka mbaruar mandati. Në momentin që nuk ndiqen hapat proceduriale jemi në shkelje të ligjit. Me rastin e Alqi Bllakos ka ndodhur mburoja politike.
Bllako është person kyç në 3 inceneratorët. Nëse nuk bashkohen të treja dosjet në një dosje të vetme nuk kemi një hetim të plotë. Akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion”, u shpreh Marinela Ziu./abcnews.al/

