Rreth 45 autobusë janë nisur për në Mariupol pasi Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmoi se Rusia kishte rënë dakord të hapte një korridor të sigurt për të enjten, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, sipas BBC.
Përpjekjet e mëparshme për të vendosur një armëpushim në Mariupol dhe për të evakuuar në mënyrë të sigurtë civilët kanë dështuar. Kryetari i bashkisë së qytetit ka thënë se deri në 170,000 njerëz kanë mbetur të bllokuar në Mariupol pa energji elektrike dhe furnizime.
Mariupol ka qënë nën sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse që nga fillimi i pushtimit. Mariupol ka qenë fokusi kryesor i pushtimit rus të Ukrainës, me Vladimir Putin, i cili tha se granatimet ruse do të përfundonin vetëm kur ushtarët ukrainas të dorëzoheshin.
/abcnews.al