Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka folur në lidhje me furnizimin e vendit me grurë dhe misër nga Serbia.
Rama në takimin me importues dhe eksportues, tha se vendit tonë nuk i mbeti puna që t’i shtrijmë dorën Serbisë, por vetëm janë hapur disa kanale që kanë ekzistuar prej 30 vitesh.
Sipas tij me Ballkanin e Hapur eksportuesit dhe importuesit shqiptarë kanë më shumë mundësi.
“Hapja e kanalit me Serbinë nuk është varësi, nuk na mbeti puna që të shtrijmë dorën. Është hapja e një kanali që ka ekzistuar prej 30 vitesh, Turqia sot, një vend super mik, të thotë nuk kam dhe mos më kërko, jo se na ka thënë ne po ia thotë të gjitha vendeve. është mundësia që ti të përfitosh nga marrëdhënie të një tregu më të madh.
Turqia një vend super mik thotë se nuk kam që të hap një linjë të x ushqimi,dhe për shkak të Ballkanit të hapur kanalet janë të hapura dhe besoj se është një gjë pozitive. Ballkani i hapur është për eksportuesit dhe importuesit shqiptarë dhe jo për politikanët, por është mundësia për të përfituar nga marrëdhëniet e një tregun më të madh.
Ndërkohë që Ukraina është importuesja më e madhe e vajit të lule diellit tregon shumë. Për biznesin e vogël do të kujtoj se ne do të këmbëngulim shumë fort dhe atij nuk do i rritet taksa dhe fatura energjitike”, ka thënë Rama./abcnews.al