Blerja e një shtëpie është një prej vendimeve më të rëndësishme në jetën tonë. ProCredit Bank ka një super ofertë që mund t’ju shërbejë nëse jeni të interesuar për të blerë një apartament. Moderatori Alban Musa zhvilloi një bisedë me Nertila Lamçe, përfaqësuese e bankës, ku shpjegoi në detaje për mundësitë që ofrojnë.
Pse është më mirë të blesh një shtëpi sesa ta marrësh atë me qira? Cilat janë arsyet kryesore që do ta sugjeronit investimin në një shtëpi përmes një kredie?
“Duke llogaritur që vlera e qerasë është e lartë, me këtë vlerë mund të paguajmë një këst kredie te financuar nga banka jonë që është përkthyer në një përfitim afatgjatë për ne. Nëse do të paguanim këstin e kredisë që vendosim të blejmë, ky shpenzim mujor kthehet në një pasuri të paluajtshme.”, tha ajo.
Vihet re tendenca që kanë sot qytetarët për të zgjedhur komplekse në vend të një pallati standard. A ofroni ju si bankë mundësi për të financuar blerjen e një apartamenti përmes lehtësie?
“Dhe nga ndërtimet e fundit që po bëhen firmat po ndërtojnë komplekse me disa pallate. Kjo sepse ofrohen dhe ambiente me hapësira të gjelbërta dhe parqe për fëmijë.Prandaj klientët tanë parapëlqejnë të blejnë shtëpinë në komplekse të mëdha. Në bashkëpunojmë me disa kompani prestigjioze, si ProGeen që po ndërton një kompleks me 10 pallate ku ofrojmë klientëve me kushte financimi lehtësuese.”, tha Nertila duke shpjeguar më tej:
“Nëse një pallat po ndërtohet pronat nuk i kanë dokumentet përfundimtare. Këtu është lehtësia kryesore që ne në bazë të marrëveshjes që ka bërë me kompaninë e ndërtimit, i ofrojmë mundësi financimi klientit pa qenë nevoja që të paraqesë dokumente apo prona të tjerë të paluajtshme si kolateral.
Neve financojmë kredi deri në momentin për të paraqitur këto dokumente të rregullta. Ka një afat të gjatë sepse kredia për shtëpi është një investim afatgjatë por ne nuk parapëlqejmë kredi deri në 30 vite. Nuk duam që klienti që të paguajë pothuajse dyfishin e interesave Mendojmë pak më tepër për t’ju gjendur më pranë klientit me mundësitë që iu japim.”, u shpreh ajo.
Ndiqni intervistën e plotë në Youtube
/abcnews.al