Britney Spears sulmon Justin Timberlake, çfarë ndodhi mes ish partnerëve të famshëm

schedule09:31 - 30 Mars, 2022

schedule 09:31 - 30 Mars, 2022

Britney Spears duket se ka ndryshuar mendim për ish të dashurin e saj, Justin Timberlake. Pavarësisht se ka postuar më parë video duke kërcyer me këngët e tij, së fundmi ikona e muzikës pop ka sulmuar Timberlake se ka përdorur emrin e saj për të shitur albumin “Justified”, në vitin 2002.

Këngëtarja shkroi në një postim, të cilin e fshiu më pas, se “mori një thirrje nga Jezusi” në lidhje me ata që e kanë tradhëtuar. Ajo pretendonte se Jezusi i tha: “Fëmijë i dashur … nëna jote shërbeu me librin e saj pikërisht në kohën kur ti kishe më shumë nevojë për të … të gjitha për ÇFARË ??? FAMË dhe VËMENDJE!!!!”

Justin Timberlake Talks Double-Denim Moment with Britney Spears

Nëna e Britney publikoi “Through the Storm: A Real Story of Fame and Family in a Tabloid World” në vitin 2008, i cili mbuloi shumë nga betejat publike të vajzës së saj me paparacët dhe shëndetin mendor.“Ish-i juaj bëri të njëjtën gjë … ai përfitoi me albumin e tij të parë duke përdorur emrin tënd!!!!” shtoi ajo. /abcnews.al