Një zjarr ka përfshirë varrezat e qytetit të Lushnjes dhe më pas është përhapur në kodër. Mjeti zjarrfikës ndodhet në vendngjarje dhe sipas shefit të repartit, Fatmir Bozo, dyshohet se shkak i rënies se zjarrit janë bërë qirinjtë e lënë ndezur në varreza.
Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur përreth zonës duke djegur shkurre dhe dru frutorë. Sipërfaqja e djegur arrin në pese hektarë. /abcnews.al