Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më të mirët e Superiores: Edhe Redon Xhixha në formacion, Tirana dominon

schedule17:59 - 29 Mars, 2022

schedule 17:59 - 29 Mars, 2022

Superiorja rikthehet në fundjavë, me ndeshjet e javës së 27-të, ndërkohë që Supersport ka publikuar në emisionin “Analizë Superiore” formacionin me lojtarët që janë paraqitur më mirë.

Në bazë të të dhënave statistikore të mbledhur, në këtë formacion ka më së shumti lojtarë të Tiranës së vendit të parë.

Bekaj, Hoxhallari, Najdovksi dhe Seferi janë katër prej tyre. Së fundmi është shtuar edhe Redon Xhixha, i cili ka spostuar Liridon Latifin e Vllaznisë.

Nga skuadrat e kryeqytetit ka edhe një përfaqësues nga Partizani dhe ai është mbrojtësi Albion Marku.

Kukësi ka tre lojtarë sërish, Gjelbrim Taipin, Ndrecën dhe sulmuesin anësor, Basa. Sulmi nuk ndryshon, me Seferin e Guindon. Veç sulmuesit nga Mali, Laçi ka edhe Shehun mes më të mirëve. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!