Një 61-vjeçar është vënë nën hetim për shkak se akuzohet për djegie gomash.
Bëhet fjalë për shtetasin K. G., 61 vjeç, pasi është konstatuar duke djegur disa goma makinash në tokën në pronësi të tij.
Sipas policisë ky person është proceduar penalisht pasi akuzohet për veprën penale penale “Ndotja e ajrit”.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës proceduan penalisht shtetasin K. G., 61 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, për veprën penale penale “Ndotja e ajrit”, pasi është konstatuar duke djegur disa goma makinash në tokën në pronësi të tij. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/