Probleme shëndetësore, presidenti brazilian del nga spitali

schedule13:10 - 29 Mars, 2022

schedule 13:10 - 29 Mars, 2022

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka dalë nga spitali mëngjesin e sotëm pasi u trajtua gjatë natës për një ekzaminim, raportoi rrjeti i lajmeve Globo News.

Ministri i Komunikimeve Fabio Faria i tha Reuters të hënën në mbrëmje se Bolsonaro ishte shtruar në një spital në Brasilia me dhimbje barku, por shtoi se presidenti ishte “jashtëzakonisht mirë”.

Deri më tani, asnjë njoftim mjekësor nuk është lëshuar nga mjekët e tij kurues apo ndonjë njoftim nga zyra presidenciale.

67-vjeçari Bolsonaro u godit me thikë në bark gjatë fushatës së tij zgjedhore 2018 dhe që atëherë ka pasur probleme të përsëritura gastrointestinale. /abcnews.al