Howard Stern është tronditur nga sulmi i Will Smith ndaj Chris Rock në Oscar 2022 dhe argumenton se aktori mund të vuajë nga sëmundje mendore. Prezantuesi argumentoi se ajo që njerëzit panë në TV ishte “një djalë që ka probleme reale”.
“Kjo është një shenjë e një sëmundjeje të madhe mendore kur nuk mund ta kontrolloni impulsin tuaj. Jo vetëm kaq, vështirë se ishte një shaka fyese. Nuk ishte as një shaka e mirë,” tha Stern në SiriusXM Show të hënën, duke iu referuar shuplakës ndaj Rock-ut.
“Ai nuk mendoi dy herë për atë që do të bënte. Tani kjo është çmenduri, kur nuk mund ta përmbash veten ashtu.”, tha ai. “Chris Rock është një komedian dhe thjesht përpiqet të kalojë ditën për t’i bërë njerëzit të qeshin në atë ceremoni të tmerrshme,” tha Stern.
Howard Stern: “Where is security? Not one person came out, because he’s Will Smith. This is how Trump gets away with sh*t.” pic.twitter.com/X2q46ArEtK
— Mike Sington (@MikeSington) March 28, 2022
Stern vazhdoi të mbronte komentet e komedianit, duke thënë se shakaja nuk ishte edhe aq ofenduese.“Ai e krahasoi Jada Pinkett Smith me një nga femrat më të bukura në botë, Demi Moore. Ju nuk i godisni njerëzit për shkak të fjalës, sigurisht jo në Academy Awards, dhe Will Smith duhet të përmbajë veten.
“Natyrisht, ai ka probleme emocionale. Ku është siguria? Kjo është një ngjarje e drejtpërdrejtë televizive. Asnjë person nuk reagoi, sepse ai është Will Smith. Will Smith dhe Trump janë i njëjti djalë,” shtoi ai. /abcnews.al