“Fyerjet personale nuk mund të mos lënë gjurmë në marrëdhëniet midis krerëve të shteteve. Sidomos fyerjet personale, të cilat në përgjithësi nuk duhet të kenë vend në fjalimet e kreut të shtetit”, tha zëdhënësi i Kremlinit, duke iu referuar fjalëve të Bidenit kundër Putinit, sipas la repubblica.
“Sigurisht, ky faktor ka një ndikim negativ,” shtoi Peskov. Sidoqoftë, “dialogu midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është i nevojshëm”.
“Është i nevojshëm jo vetëm në interes të dy vendeve tona, por edhe në interes të gjithë botës. Në një mënyrë apo tjetër, herët a vonë do të duhet të flasim për çështje të stabilitetit, sigurisë etj”, përfundoi ai.
/abcnews.al