“45 ditë betejë me jetën”, Manastirliu jep lajmin e mirë për 2 binjakët

schedule11:00 - 29 Mars, 2022

schedule 11:00 - 29 Mars, 2022

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu këtë të martë ka ndarë me të gjithë një lajm të mirë për dy binjakë të cilët kanë qëndruar për 45 ditë në gjendje të rëndë në terapinë intensive.

Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se binjakët Dion dhe Diaz e kanë fituar betejën për jetën.


Lajm i bukur,

Pas 45 ditësh shumë të vështira në terapinë intensive, binjakët Dion dhe Diaz e kanë fituar betejën për jetën.

Përgëzime të gjithë stafit të Reanimacionit të Maternitetit “Koço Gliozheni” për punën dhe përkushtimin për fëmijët prematurë”,shkruan ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!