Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i organizuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka lëshuar 13 urdhër arreste për çështjen e inceneratorëve.
Abcnews.al, mëson ekskluzivisht se një nga urdhër-arrestet e lëshuar është për Florian Muçën, ish-administrator i kompanisë dhe aktualisht drejtor në kompaninë “Albpetrol”.
Aktualisht operacioni i policisë në terren vijon, për ekzekutimin e të tjerë urdhër arresteve.
Në lidhje me çështjen e inceneratorëve u ngrit një Komision Hetimor, i cili për të dëshmuar disa administratorë dhe punonjës të 3 inceneratorëve, të Fierit, Elbasanit dhe të Tiranës. Pikërisht nga gjetjet në këtë Komision si dhe nga hetimet e SPAK, janë lëshuar urdhër arrestet për disa zyrtarë dhe biznesmenë.
Ndërkohë, opozita akuzon qeverinë se dëmi i shkaktuar nga afera e inceneratorëve kap shifrën e 400 milionë eurove. Deri më tani pas hekurave i akuzuar për përvetësimin e 3.7 milionë eurove ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Kujtojmë se në kërkim për këtë çështje janë shpallur Mirel Mërtiri, Stela Gugallja si dhe Klodjan Zoto. /abcnews.al/