Lufta në Ukrainë, 144 fëmijë kanë humbur jetën dhe më shumë se 220 të tjerë janë plagosur

schedule07:53 - 29 Mars, 2022

schedule 07:53 - 29 Mars, 2022

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, mëngjesin e kësaj të marte ka bërë dhe bilancin e fëmijëve të vrarë nga sulmet ruse në vend.

Në një prononcim për mediat bëhet me dije se deri më tani sipas autoriteteve ukrainase kanë humbur jetën 144 fëmijë dhe më shumë se 220 të tjerë janë plagosur.

Sipas autoriteteve ukrainase shifrat e viktimave mund të jenë dhe më të larta pasi akoma nuk ka një raport të qartë në lidhje me viktimat e shënuara në Mariupol.

Ndërkohë nga bombardimet u dëmtuan gjithashtu 773 institucione arsimore, 75 prej të cilave u shkatërruan plotësisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!