Dy turistë gjermanë kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth orës 15:00, por gjatë itinerarit kanë dalë nga shtegu dhe nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e kthimit.
Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt zonës shërbimet e Policisë dhe ekipet zjarrfikëse për lokalizimin dhe nxjerrjen e tyre në një vend të sigurt.
Burimet bëjnë me dije se njëri prej turistëve është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime, ndaj ekipet e shpëtimit po punojnë për të siguruar transportin e tij nga terreni i vështirë drejt një zone ku mund të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.



